Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Vera po vjen! Ja ushqimet që duhet të hani për të ‘zhdukur’ celulitin

Jepini fund celulitit tani, natyrshëm, duke konsumuar gjashtë ushqime që gjetëm për ju dhe shkoni në plazhe pa frikë.

Ja cilat janë ato;

Mollë

Mollët janë veçanërisht të vlefshme për trupin sepse, përveç aktivizimit të metabolizmit dhe ndihmës në djegien e dhjamit, ato përmbajnë vitaminë E dhe ndihmojnë në luftimin e celulitit.

Perime

Perimet kanë pak kalori, shumë ujë dhe janë të pasura me lëndë ushqyese të nevojshme për trupin. Ato janë ideale për kontrollin e peshës dhe luftimin e celulitit.

Çaj jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë, rigjallëron qelizat, parandalon formimin e celulitit dhe ndihmon në luftimin e tij.

Sallata

Ndihuni të lirë të shijoni një sallatë sipas dëshirës tuaj duke shtuar pak djathë me pak yndyrë, pasi është e pasur me lëndë ushqyese dhe ndihmon në kontrollin e peshës dhe uniformitetin e lëkurës.

Salmon

Jepini fund pamjes së lëvores së portokallit duke konsumuar salmon. Peshku përmban yndyrna Omega-3 dhe kontribuon ndjeshëm në forcimin e lëkurës.

Drithëra të plota

Ato përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra të vlefshme, i japin energji trupit dhe janë të dobishme për celulitin.