
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje publike për përkrahjen e gjerë që ka marrë protesta paqësore e paralajmëruar për datën 7 gusht 2025, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Organizata ka vlerësuar lart interesimin e qytetarëve të shprehur në rrjete sociale dhe përmes formave të tjera të komunikimit publik, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të vetëdijes qytetare dhe përkushtimit për drejtësi.
“Bashkë, me dinjitet dhe paqe, do të ngremë zërin kundër padrejtësive”, thuhet në njoftim.
Organizata ka falënderuar edhe partitë politike që kanë mbështetur protestën, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe mediat që, sipas tyre, kanë ofruar hapësirë të ndershme dhe të balancuar për këtë kauzë.