Lajme

Vetëvendosja i drejtohet u.d. Presidentes Haxhiu me një kërkesë

Alim Rama, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje në një postim të tij në facebook ka bërë të ditur se i është drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiut me një kërkesë.

Rama sqaron se ka kërkuar nga Haxhiu emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-se, nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh përbërjen e paplotësuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë mandatit të ish-Presidentes Osmani, si dhe mospranimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të kërkesës së saj për “vlerësimin e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” (Nr. i lëndës: KO81/26)”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sot, përmes një letre, i jam drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, me kërkesë për emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-së nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh përbërjen e paplotësuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë mandatit të ish-Presidentes Osmani, si dhe mospranimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të kërkesës së saj për “vlerësimin e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” (Nr. i lëndës: KO81/26). Duke pasur parasysh këtë përbërje të mangët, i jam drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Haxhiu, që të procedojë me emërimin e anëtarit të tretë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, përkatësisht z. Nijazi Isaku.

Vullneti politik i qytetarëve, i shprehur përmes votës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është i qartë. Meqenëse parimi themelor i përfaqësimit të subjekteve politike në KQZ lidhet me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet, kërkojmë që ky parim të respektohet, duke respektuar në këtë mënyrë pikësëpari vullnetin e qytetarëve.

Më poshtë gjeni letrën e plotë drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu.

Image
Image

Image

Të Ngjashme