Lajme

Vetëvendosje pretendon dorëzimin e nënshkrimeve, Presidenca e demanton

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se janë dorëzuar nënshkrime në mbështetje të Glauk Konjufca. Sipas deklarimeve të kësaj partie, hapi është ndërmarrë në kuadër të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Megjithatë, ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar Presidenca e Republikës së Kosovës, duke i mohuar ato në mënyrë kategorike.

Në një reagim publik, Presidenca ka publikuar këtë demant:

Demant
Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës.
Kjo është gënjeshtër!

Të Ngjashme