
Salih Zyba nga Vetëvnedose, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se “Vetëvendosje le t’i bëjë votat me Listën Serbe, jo me ne”.
Zyba ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke kujtuar se vetë PDK ka qenë në pushtet në periudhën kur janë hedhur bazat për krijimin e Listës Serbe – subjekt politik që sot shërben si instrument i ndikimit të Beogradit në politikën e brendshme të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sonte, kryetari i PDK paska thënë që VV le t’i bëjë votat me Listën serbe, jo me ta.
Qe veç një rikujtim qysh u krijua Lista serbe:
2012 – Nënshkruhet marrëveshja për fusnotën. Emërtimit Kosovë në përfaqësimin ndërkombëtar i shtohet një *.
2013 – Nënshkruhet marrëveshja për Normalizimin Kosovë-Serbi, hidhet fara e Zajednicës.
2013 – Bëhet Amnistimi i kriminelëve në veri.
Ndërmjet këtyre marrëveshjeve jashtëzakonisht të dëmshme krijohet subjekti Lista serbe. Pa këto marrëveshje e të tjera nuk do të kishte Listë serbe.
2011-2014 – PDK në krye të Qeverisë.