Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetëvritet një tjetër ushtar izraelit – numri shkon në 19 që nga fillimi i vitit

Ushtria izraelite thotë se një ushtar tjetër ka vdekur nga vetëvrasja, i katërti që ndodh në dy javët e fundit.

Një deklaratë e ushtrisë tha se Dan Phillipson, një ushtar në stërvitje me origjinë nga Norvegjia, qëlloi veten të martën në një bazë stërvitjeje në Izraelin jugor.

Ai vdiq nga plagët e marra në spital, raporton Al Jazeera.

Sipas mediave izraelite, 19 ushtarë kanë vdekur nga vetëvrasja që nga fillimi i këtij viti.

Kurse, gazeta Haaretz raportoi më parë se 42 ushtarë i kishin dhënë fund jetës që nga fillimi i ofensivës në Gaza.

Këto incidente kanë rritur shqetësimet brenda ushtrisë izraelite, ndërsa numri i vetëvrasjeve në radhët e saj po shënon rritje gjatë luftës së vazhdueshme në Gaza./teve1/