Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetura e godet motoçikletën në Belincë të Shtimës, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:21 në fhsatin Belnicë të Shtimës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli ku njoftoi se një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor.

“Sot, rreth orës 14:21, në fshatin Belincë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet i panjohur dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ka pësuar lëndime një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa theksoi se njësia e hetimeve të aksidenteve janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.