Lifestyle

VIDEO/ Incidenti tronditës, “sirena” performuese sulmohet nga një peshk gjigant

Një incident i pazakontë ndodhi në një akuarium në Kinë, ku një performuese e re, e veshur si sirenë, u sulmua nga një peshk gjigant gjatë një shfaqjeje para publikut. Ngjarja ka ndodhur në parkun Xishuangbanna, kur 22-vjeçarja ruse, Masha, po përshëndeste audiencën dhe u sulmua papritur nga peshku i madh.

Ajo ka pësuar lëndime në kokë, qafë dhe sy, por ka arritur të shpëtojë dhe të dalë në sipërfaqe. Sipas disa burimeve lokale, ajo ka vazhduar të performojë pavarësisht incidentit, një veprim që ka shkaktuar indinjatë tek publiku.

 

Të Ngjashme