Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VIDEO/ Kryen manovra të rrezikshme me shpejtësi të lartë, policia mjaftohet me një gjobë ndaj 23-vjeçarit në Fier

Shtetasi 23-vjeçar me inicialet R.D është ndëshkuar me 43000 lekë të reja, pasi kreu manovra të rrezikshme, me automjet me shpejtësi të lartë, në një zonë të banuar në Fier.Kreu manovra të rrezikshme, me automjet me shpejtësi, në një zonë të banuar, identifikohet drejtuesi i automjetit dhe ndëshkohet me masë administrative 43 000 lekë.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëviztë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar,

Shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit bënë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të tij, shtetasit R. D., 23 vjeç.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 139 dhe 141 të Kodit Rrugor, shtetasi R. D. u ndëshkua me masë administrative 43 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.