Odise Roshi po kalon një sezon mjaft të mirë me Keciorengucu në Ligën e Parë turke. Sot shënoi golin e vetëm të pjesës së parë, ndaj Sivasporit ku luan Rei Manaj.
Roshi i shtangu të gjithë me goditjen në minutën e 35-të. Portieri rival u kap i papërgatitur, duke mos arritur të ndalë topin. Pjesë e Keciorengucu si titullar është edhe Eduard Rroca.
Kjo sfidë është e vlefshme për javën 29 në kampionat. Deri tani Roshi regjistron gjashtë gola dhe katër asistime.
Goli i Odise Roshit: (VIDEO)
