Aktuale

VIDEO që po bën xhiron e rrjetit, avioni i pasagjerëve ngrihet mes shpërthimeve të bombave në Bejrut!

Një video që qarkullon në internet tregon një aeroplan pasagjerësh që ngrihet nga aeroporti i Bejrutit, ndërsa shpërthime dhe një re tymi të zi të dendur ngrihen mbi qytet, pas sulmeve ajrore izraelite që goditën kryeqytetin libanez të martën në mëngjes.

Pamjet tregojnë aeroplanin e ‘Middle East Airlines’, që ngrihet normalisht. Ndërsa largohet nga aeroporti dhe fiton lartësi, kuadri zgjerohet, duke zbuluar re të mëdha tymi që ngrihen nga zonat e dendura të populluara në distancë.

Videoja e publikuar edhe nga “Associated Press” nuk shoqërohet me informacione të mëtejshme rreth fluturimit apo ndonjë ndryshimi në orarin e aeroportit, megjithatë ajo kap skenën që mbizotëronte në kohën e ngritjes mes bastisjeve.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ka pasur pasagjerë në aeroplan.

Të Ngjashme