ShowBizzz

VIDEO/ Skandali i famshëm i “kiss cam” në Coldpay, Kristin Cabot zbulon se edhe burri i saj ishte në koncert më të dashurën!

Pas disa muajsh nga skandali i famshëm i “kiss cam” në koncertin e Coldplay, ish-drejtoresha e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, ka folur për herë të parë për incidentin në një intervistë me Oprah Winfrey, ku zbuloi detaje të reja për jetën e saj personale dhe situatën që shpërtheu në rrjetet sociale.

Kristin Cabot tregon se ish-burri ishte gjithashtu në koncert

Cabot tha se ish-burri i saj, Andrew Cabot, ishte gjithashtu në të njëjtin koncert atë natë, dhe me shoqërinë e tij.

Video e marrë nga posdcasti i Oprah Winfrey:

https://lexo.al/wp-content/uploads/2026/03/049b260c7c14baea282bb22afb968c65.mp4
Siç pohon ajo, gjatë asaj periudhe të dy ishin në fazën e ndarjes nga partnerët e tyre, prandaj ajo nuk e konsideronte sjelljen e tyre problematike.

‘E dija që im shoq ishte në të njëjtin koncert me të dashurën e tij. Vajza ime më dërgoi një mesazh dhe atëherë e kuptova që edhe ai ishte atje. Mendova se mund të ishte e sikletshme nëse do të na shihte, por stadiumi është gjigant dhe besoja se nuk do të takoheshim” tha ajo.

Cabot dhe Byron u bënë viral në rrjetet sociale në korrik të vitit të kaluar.

Në video, Cabot u pa në krahët e Byron kur kamera u ndal tek ata, dhe Chris Martin, këngëtari i Coldplay, bëri një shaka për një “romancë të mundshme”./Lajmi i punuar nga Vox News

Të Ngjashme