Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vidovdani u shfrytëzua si një instrument i fuqishëm propagandistik”, Musliu rikujton disa thënie të ideologut të kombit serb

 
   

Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu tha sot se Vidovdani u shfrytëzua si një instrument i fuqishëm propagandistik, i ndërtuar për të ushqyer ndjenjën e viktimizimit kolektiv serb, për të mobilizuar urrejtjen kundër fqinjëve dhe për të mbuluar krimet me legjenda.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se lidhur me te ashtuquajturin “Vidovdan” është me rëndësi të rikujtohet se vetë babai i kombit serb, Dobrica Qosiq, ish-president i Jugosllavisë, i njohur si “baba i nacionalizmit serb” ka pranuar haptazi qe “gënjeshtra është interes shtetëror serb”, se “gënjeshtra është në vetë qenien e serbit”, dhe se “tek serbët çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë.

Lexoni të plotë postimin e Musliut:

Për Vidovdanin

Lidhur me te ashtuquajturin “Vidovdan” është me rëndësi të rikujtojmë se vetë babai i kombit serb, Dobrica Qosiq ishpresident i Jugosllavisë, i njohur si “baba i nacionalizmit serb” ka pranuar haptazi qe “gënjeshtra është interes shtetëror serb”, se “gënjeshtra është në vetë qenien e serbit”, dhe se “tek serbet çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë”.

Pra, këto janë fjalë të njërit prej figurave më të larta politike dhe ideologjike serbe, që kanë ndërtuar qasje mbi të cilën janë nxitur luftërat në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Sot, më 28 qershor, e gjithë kjo trashëgimi e rrezikshme mitologjike, e ndërtuar mbi mashtrime dhe narracione përçarëse, riprodhohet në emër të një feste që nuk ka kurfarë baze në traditën krishtere ortodokse dhe as në të vërtetën historike.

“Vidovdani” u shfrytëzua si një instrument i fuqishëm propagandistik, i ndërtuar për të ushqyer ndjenjën e viktimizimit kolektiv serb, për të mobilizuar urrejtjen kundër fqinjëve dhe për të mbuluar krimet me legjenda.

Shikoni thëniet e Qosiqit, “ideologu i kombit serb”:

– “Ne gënjejmë që të mashtrojmë veten, të ngushëllojmë tjetrin; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur varfërinë tonë, gënjejmë nga ndershmëria. Gënjejmë për hir të lirisë. Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, inovative.”

– “Gënjeshtra është interes shtetëror serb.”

– “Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit.”

– “Në këtë vend, çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë.”

– “Serbët janë shpëtuar aq shumë herë në histori nga gënjeshtra…” .