Lajme

​Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje

Në bashkinë e Durrësit po vijon zgjerimi i hartës së hapësirave publike që po u rikthehen komunitetit, pas prishjes së ndërtimeve pa leje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ndërhyrjet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për prishjen e godinave pa leje.

Rama siguroi se operacioni nuk do të ndalet askund, deri kur askush të mos e mendojë më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje, raporton ATSH.

Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E nisur në korrik 2025, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 19 523 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 15 029 raste, ndërsa 4 494 të tjera janë në proces shqyrtimi.

Të Ngjashme