Lifestyle

“Viktimat e magjisë”, Akil Pano bën paralajmërimin e madh

Pastori Akil Pano ka deklaruar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga forcat e errëta.

Sipas tij askush nuk duhet të ketë interes për këtë botë të errët pasi bie në kontakt me djallin, dhe më pas “haraçi” që do të paguash është shumë i lartë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Personi që kryen magji, kam dëgjuar që i kthehet mbrapsh, sa e vërtetë është?

Pano: Mbase nuk i kthehet mbrapsh menjëherë, por duhet të dini se ata që kanë marrëveshje me djallin janë thjeshtë instrumenta. Pasi janë keqpërdorur, një pjesë e mirë te tyre përfundojnë të pushtuar nga demonët. Në këtë epokë dëjgojmë për ekzorcizëm, edhe këtu ka spekulime, duhet të bëjmë kujdes se ku shkojmë, iku drejtohemi. Kura më e mirë është raporti i drejtpërdrejtë me Zotin, nëpërmejt shkrimit të shenjtë, institucionit fetar, dhe mosekspozimit ndaj kësaj bote okulte. Unë po ju them që është një dimension me të cilin nuk mund të luhet. Nëse nuk jemi përgatitur edhe ëpr të ndihmuar duhet të qendrojmë larg.

Borakaj: Keni patur raste personale, rast konkret?

Pano: Kam patur shumë raste.

Borakaj: Cilat janë rastet më të shpeshta?

Pano: Zakonisht njerëzit drejtohen te magjistarët për ndihmë. Ka shumë çifte që për shkak të infertilitetit drejtohet te magjia, ka të tjerë që kërkojnë mbarësi. Është sikur ta këkosh shërimin te qi që në vend të të mbyllë t’i hap plagët. Në vend që të vish te Zoti shkon te djalli. Njerëzit që vijnë për ndihmë janë njerëz që janë të përgatitur, i dalloj menjëherë, jo vetëm me një seancë lutjesh dhe me këmbëngulje të veçantë kemi parë që ata janë çliruar nga magjitë dhe më aps kanë marrë bekimin.

Të Ngjashme