Aktuale

Vinte erë e rëndë!/ Babai VRET bashkëshorten dhe dy fëmijët

një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, pasi katër anëtarë të një familjeje u gjetën të pajetë në banesën e tyre në komunën Strullendorf, në zonën e Bambergut. Viktimat janë një vajzë 6-vjeçare, një djalë 14-vjeçar dhe nëna e tyre 49-vjeçare. Në apartament u gjet gjithashtu i pajetë edhe babai 52-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qëlluar fillimisht familjarët dhe më pas veten.

Policia u njoftua nga pronari i banesës, i cili kishte shprehur shqetësim pasi nuk kishte marrë përgjigje nga familja prej disa ditësh. Sipas mediave lokale, fqinjët kishin raportuar edhe erë të pazakontë që vinte nga apartamenti.

Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje mbrëmjen e së premtes dhe pasi hynë në banesë, konstatuan katër trupat. Pranë babait u gjet edhe arma e zjarrit. Ai rezulton të ketë pasur leje për armë dhe disa armë të tjera u sekuestruan në banesë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka dyshime për përfshirje të personave të tjerë. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar kohën e saktë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Autopsia pritet të ndihmojë në sqarimin e mëtejshëm të çështjes. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike.

Të Ngjashme