Lajme

Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Shkaku pse ish-luftëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë janë pazaret e tij në Beogr

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë, duke e cilësuar atë si “armik të egër të Kosovës, të lirisë dhe të dinjitetit të qytetarëve të saj”.

Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Berisha tha se Rama, përmes qëndrimeve dhe veprimeve të tij, ka dëmtuar sovranitetin dhe udhëheqjen e Kosovës.

Sipas tij, mbështetja e shprehur nga Rama për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është e pasinqertë dhe përbën “akt hipokrizie”.

Takimi Kurti – Rama, premtohet thellim i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri

Berisha deklaroi se më herët ka kundërshtuar pretendimet e prokurorëve të kësaj gjykate, të cilat i ka cilësuar si të ndikuara nga propaganda serbe.

Ai shtoi se ish-udhëheqësit politikë të Kosovës kanë qenë aleatë të NATO-s gjatë luftës, por pretendoi se një nga shkaqet e ndodhjes së tyre në Hagë lidhet me “pazare të turpshme” që, sipas tij, Rama ka bërë në Beograd.

Sipas Berishës, edhe qëndrimet e Ramës në Këshilli i Evropës kanë dëmtuar pozitën e ish-udhëheqësve në procesin gjyqësor, duke krijuar, siç u shpreh ai, një klimë të pafavorshme për ta.

Në fund të reagimit, Berisha theksoi se ish-udhëheqësit politikë të Kosovës kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve gjatë luftës dhe u bëri thirrje gjyqtarëve në Hagë që të vendosin mbi bazën e ligjit dhe të shpallin pafajësinë e tyre.

Të Ngjashme