Aktuale

Vizita në Bruksel, Rama publikon fotot me Presidentin e Këshillit Europian António Costa: Miku im i çmuar!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar foto nga darka e punë në Bruksel mbrëmjen e djeshme, ku dhe është takuar me Presidentin e Këshillit Europian.

Antonio Costa edi rama (1)

Rama ka publikuar sot fotot krah Antonio Costa-s, ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si mikun e tij të çmuar.

“MIRËMËNGJES dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë🇦🇱🤝🇪🇺”, shkruan Rama.

Antonio Costa edi rama (2)

Kujtojmë se takimi u fokusua në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë ecurinë e reformave dhe bashkëpunimin e vendit me institucionet europiane.

Vizita në Bruksel, vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë që lidhet me hetimet ndaj zv.kryeminsitres Belinda Balluku, për të cilën një ditë më parë Komisioni Europian i kërkoi parlamentit shqiptar të mos vonojë mbledhjen për heqjen e imunitetit të nr.2 të qeverisë.

Të Ngjashme