Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjen kundëpërgjigjja nga Gani Geci, tregon a i ka dërguar SMS Faton Pecit

 
   

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka shkuar te Kuvendi i Kosovës për të demantuar Faton Pecin, deputetin e VV-së, i cili tha se ky i pari u kërkoi bashkëpunim

Geci ka thënë se nuk ka kërkuar një gjë të tillë, dhe sipas tij, “ata po mundohen me rrejtë”.

Erdha më iu kallxu që ata munohet me rrejtë e s’munden,

Unë jam taku me Faton Pecin njëherë jemi ardhë prej Gjermanië ne Kosovë, kur ka dalë në një konferencë se po don me i kthy pronat e ministrisë së Bujqësisë, i kam dërgu SMS dhe ia kam dërgu disa prona që kamë dyshu që janë të ozurpuara, nuk mu ka përgjigj, unë tentova me i këqyrë ata SMS dhe ma qitke që ky numër nuk ekziston.

Unë nuk jam ai që i çoj dikujt SMS për bashkëpunim, kurrë në jetë, kom menu që ata lista Guxo janë me LDK-në, tash po shihet që janë japanxhë e VV-së” – tha ai