Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka reaguar me një njoftim zyrtar drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael, në kuadër të situatës së jashtëzakonshme të sigurisë në atë vend.
Pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë nisur të shtunën sulme në disa qytete të Iranit, Demiru u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve për vigjilencë të shtuar, ndjekje të vazhdueshme të njoftimeve zyrtare dhe zbatim të udhëzimeve të autoriteteve vendore izraelite.
Sipas njoftimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Ambasada e Kosovës në Izrael, po monitoron nga afër zhvillimet dhe mbetet në dispozicion të plotë të qytetarëve, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael!
Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase.
Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin:
+972 586 340450
‼️ Ju lutemi që numri i emergjencës të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael. Ky kontakt nuk është i dedikuar për kërkesa nga mediat.
MPJD dhe Ambasada do të vazhdojnë të informojën rregullisht për çdo zhvillim të ri.
