Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjen një reagim i ashpër kundër ndërkombëtarëve: Po favorizojnë Serbinë, po shkelin Kosovën!

Tashmë e disa muaj raportet e Kosovës me Serbinë janë tensionuar jashtëzakonisht shumë.

Krejt kjo situatë ka ardhë për shkak të veriut të Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti po tenton që të shtrijë sovranitetin e vendit.

Mirëpo, Kurtit i dolën pengesë serbët e veriut dhe grupet kriminale, të cilat udhëhiqen nga Aleksandër Vuçiqi.

Tensionet ishin të mëdha, e ato u ashpërsuan kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë shkuan në objektet komunale.

Kjo bëri që të ‘shpërthej’ gjithçka nga grupet kriminale serbe të cilat u quan në protesta të dhunshme duke sulmuar, policinë e Kosovës, gazetarët dhe KFOR-in.

Pas kësaj situate, ishin ndërkombëtarët që kritikuan Kosovën, por nuk morën asnjë veprim ndaj shtetit kriminal serb dhe Vuçiqit.

Në lidhjet me këtë çështje, profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj, konsideron se tentimet e perëndimit që me zor ta tërheqin Serbinë nga strofulla e Rusisë, dhe përkundër favoreve që po ia bën asaj, është e pamundshme të ndodh nëj gjë e tillë.

Madje ai thotë se kjo që po ndodh, vetëm Kosova po e ndien mbi kurrizin e saj – pra presionet e ndërkombëtarëve.

“Ndërkombëtarët nuk po i reagojnë ashpër Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, edhe pse refuzon të votojë Kosovën në KE, por edhe i kërcënon vendet tjera që mos ta bëjnë këtë. Ndërkombëtarët nuk reagojnë kur Serbia refuzon haptas të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën, madje Vuçiqi thotë hapur se nuk do ta njoh kurrë Kosovën por që edhe refuzon marrëveshjen e ndërkombëtareve. Prap ndërkombëtarët heshtin, kurse Kosova insiston që kjo marrëveshje të nënshrkuhet, sepse çdo marrëveshje e panënshkruar është vetëm fjalë, por këtë e refuzon Serbia hapas, kurse reagimet e ndërkombëtarëve janë zero”, thotë profesori.

Maxharraj, kritikon ndërkombëtarët që sipas tij, kanë bë thirrje që mos të arestohen as kriminelët e veriut, apo bandat e Vuçiqit edhe pse i plagosën dhe rrahen policinë e Kosovës, gazetaret dhe KFOR-in.

“Ndërkombëtarët reagojnë ashpër se pse Qeveria e Kosovës po i burgos kriminelët dhe bandat e Vuçiqit të cilët rrahën KFOR-in, policinë dhe gazetarët. Madje Serbia nuk i pyet fare ndërkombëtaret kur ajo e cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, duke hy brenda territorit të Kosovës, kur i kidnapoi tre policë të Kosovës”, potencon profesori.

Sipas tij, po shihet se kush janë ndërkombëtarët, duke shtuar se ata po e ledhatojnë Serbinë kurse po e dëmtojnë të ligun – Kosovën.

“Pra, a është kjo drejtësi e njohur e perëndimorëve? Kjo është padrejtësi kur i forti është mbi ligjin, vepron kundër ligjit duhe e shtypur të ligun. Pra, mund të konkludohet se ndërkombëtarët nuk e kanë një politikë konsistente ndaj Kosovës, sikur qëlimshëm e kanë harruar duke u dhanë më shumë ka Serbia, anipse ndërkombëtarët e dinë fort mirë se ne të gjitha fatkeqësit në ish-jugosllavi fajtore ishte Serbia, duke tentuar të krijon fantazmën “Serbinë e madhe””, përfundon profesori Binak Maxharraj.