Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar debatin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke theksuar se ky vendim nuk duhet të mbetet vetëm për Albin Kurti, Bedri Hamzën e Lumir Abdixhikun, por për të gjithë shoqërinë kosovare.
Gashi vlerëson se Vjosa Osmani përfaqëson më mirë Kosovën jashtë vendit, por jo brenda, ndërsa Murat Jashari e paraqet më mirë brenda vendit, por ka mungesë përvoje për prezantim ndërkombëtar. Ai pyet publikun: “Nëse duhet të sakrifikojmë njërin përfaqësim, cilin do të zgjidhnit: brenda apo jashtë vendit?”
Postimi i plotë:
president për brenda a president për jashtë?
debati se kush duhet me qenë president i kosovës nuk duhet me qenë çështje veç e albin kurtit, bedri hamzës dhe lumir abdixhikut, por e krejt shoqnisë kosovare.
prandaj, kishte me qenë mirë me debatu, pa shamje, fyemje e shpifje, e me propozime, sugjerime e rekomandime konkrete se kush kishte me qenë mirë me qenë president i kosovës.
nëse e zgjedhim vjosa osmanin presidente të kosovës, atëherë kemi zgjedhë që kosova me u prezentu relativisht mirë jashtë vendit, por, për fat të keq, jo edhe aq mirë brenda vendit.
nese e zgjedhim murat jasharin president të kosovës, atëherë kemi zgjedhë që kosova me u prezentu relativisht mirë brenda, por, për fat të keq, jo edhe aq mirë jashtë vendit (mungesë përvoje, mungesë lidhjesh…).
me e gjetë dikë që na përfaqëson mirë edhe brenda edhe jashtë, s’ish hongër prej s’miri 🙂
ama, nëse duhet me e sakrifiku njonin përfaqësim, cilin e kishit sakrifiku: përfaqësimin jashtë a përfaqësimin brenda?
