Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjosa Osmani solidarizohet me viktimat e Austrisë: Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të sulmit në Graz të Austrisë.

Rreth orës 10 të mëngjesit u raportuan të shtëna armësh në një shkollë lokale ku si pasojë raportohet se kanë humbur jetën dhjetë persona, transmeton KP.

Presidentja Osmani përmes rrjetit social “X” tha se shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë për të ardhmen e tyre.

“Lajm i tmerrshëm, sulmi në një shkollë në Graz të Austrisë. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori.

Mendimet tona janë me familjet e atyre që humbën të dashurit shumë shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Ne po lutemi për një shërim të plotë për të plagosurit”, ka shkruar Osmani.