Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VLEN pret fitore që në raundin e parë në Çair e Tetovë

Koalicioni i partive shqip në Maqedoni të Veriut ka thënë se pret fitore në të gjitha komunat.

Madje nga ky koalicion kanë thënë se presin fitore që në raundin e parë në komunën e Çairit, Tetovës dhe disa komuna tjera.

Driton Sulejmani – zëdhënës i VLEN-it ka thënë se qeverisja e mirë në nivelin qendror është vlerësuar nga qytetarët.

“Presim fitore në secilën komunë, jemi optimistë se gara në disa komuna do të përmbyllet qysh në rrethin e parë, kjo mendoj se vlen për komunën e Çairit jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë”, ka thënë ai në një konferencë për media.