Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vlera Sport ndanë Mirënjohje për Presidentin e Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi

Firma kosovare e veshjeve sportive, Vlera Sport, ka shprehur falënderim të veçantë për Presidentin e Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e këtij sporti në vend, duke i ndarë një mirënjohje.

Ky vlerësim është bërë publik përmes një postimi në faqen zyrtare të Vlera Sport në Facebook, ku shihet përfaqësuesi i Vlera Grup përkrah Presidentit Krasniqi. Në mesazhin e publikuar, kompania thekson rëndësinë e bashkëpunimit korrekt dhe kontributin e drejtpërdrejtë që ka ndikuar në forcimin dhe avancimin e boksit kosovar.

Moneytizer Paragrafi 2

“Në emër të Vlera Sport, shprehim falënderim të veçantë për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen e vazhdueshme, që kanë kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e boksit të Kosovës”, thuhet në postim.

Vlera Sport tashmë është bërë një emër i njohur në tregun e veshjeve sportive, duke u dalluar për performancë, stil dhe rehati. Vlera Sport ofron një gamë të gjerë artikujsh për veshmbathje sportive, duke synuar të përmbushë nevojat e sportistëve profesionistë dhe amatorë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky bashkëpunim dhe ky vlerësim publik shihet si një sinjal pozitiv për lidhjen mes sektorit privat dhe institucioneve sportive, duke treguar se mbështetja e ndërsjellë mbetet kyçe për zhvillimin e sportit në Kosovë.Kosovarja.