Vlora Çitaku ka folur për raportin e saj me muzikën, duke zbuluar edhe anën më emocionale të saj.
Gjatë një interviste ajo ka treguar se këngët e Ilir Shaqirit zgjojnë emocione të forta tek ajo, deri në atë pikë sa shpesh e bëjnë edhe të qajë.
“Dëgjoj këngë patriotike… kur i dëgjoj këngët e Ilir Shaqirit, më prekin shumë”, është shprehur ajo.
Po ashtu, ajo ka treguar se ka raport miqësor me këngëtarin e njohur Yll Limani.
