Aktuale

Vlorë: Përplasen dy makina në Babicë, vajza e plagosur dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Babicës, ku për pasoj janë përplasur dy automjete. Sipas raportimeve paraprake, për shkak të përplasjes ka mbetur e plagosur një vajzë.

E lënduara është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme