Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas fitores së liderit opozitar në zgjedhjet e mbajtura këtë të diel në Hungari.
Ajo ka thënë se ky vend zgjodhi Evropën dhe se ata kanë qenë gjithmonë me Hungarinë.
“Hungaria ka zgjedhur Evropën. Dhe Evropa ka qëndruar gjithmonë pranë Hungarisë. Së bashku, jemi më të fortë. Një vend rikthen rrugën e tij evropiane. Dhe me këtë, Bashkimi bëhet më i fortë. Hungaria zgjedh Evropën— ashtu si Evropa e ka zgjedhur gjithmonë Hungarinë. Së bashku, ecim përpara”, ka shkruar ajo në X.
Peter Magyar, lider i Tisza Party, i ka dhënë fund qeverisjes së Orban, i cili ka qenë përkrahës i Rusisë.
Ai ka shpallur fitoren, ndërsa ka thënë se ka marrë urime edhe nga Orban./teve1.info/
