Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Votimi me postë, refuzohen rreth 3900 pako me fletëvotime

 
   

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës.

Deri më sot në orë 10:00, nga pakot e pranuara janë vlerësuar mbi 33 mijë, prej tyre janë aprovuar mbi 29 mijë dhe rreth 3.900 janë refuzuar, raporton KosovaPress

Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit, 3.328 pako, janë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë numrin e pakove të supozuara me fletëvotime që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.