Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, falënderoi simpatizantët dhe votuesit pas daljes së partisë së tij si fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai publikoi një album me fotografi nga tubimi i mbrëmshëm.
Në një postim në Facebook, Kurti shkroi:
“Votuam. Fituam. Festuam. Urime dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Gëzuar!”, duke shprehur mirënjohjen dhe gëzimin për rezultatin.

