Aktuale

Vrasja e “Ditit” gabim fatal/ Gazeta belge: Franci konsiderohej i paprekshëm, por atentati në Belgjikë rrëzoi klanin e drogës “Çopja”!

Gazeta belge HLN i ka kushtuar një artikull Franc Çopjas, i cili është dënuar nga autoritetet belge me 25 vite burg.

Sipas medias HLN, Çopja dhe njerëzit e tij mendonin se ishin të paprekshëm.

Deri në vrasjen e Ardit Spahiut, pesë vjet më parë në Sint-Jans-Molenbeek.

Ardit Spahiu ishte larguar në Belgjikë në 2019, për shkak të frikës për jetën e tij në Shqipëri.

Kjo pasi mes familjes së Çopjave dhe Alibej kishte nisur një luftë e egër.

Të dy klanet e lidhura me mafien ishin të përfshira në trafik të madh kokaine, e cila çoj në shumë gjakderdhje.

Por, lufta arriti kulmin më 27 nëntor 2020 në Belgjikë. Spahiu u qëllua nga një person dhe mori nëntë plumba.

Ai pësoi tetëmbëdhjetë goditje dhe ndërroj jetë në vend.

Disa muaj më vonë, hetuesit arritën të thyejnë shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC dhe identifikuan protagonistët e vrasjes.

Artikulli i plotë nga HLN

Bosi i mafies, Franc Gergely (33 vjeç) – i njohur si Franc Çopja – dhe njerëzit e tij mendonin se ishin të paprekshëm. Deri në vrasjen e Ardit Spahiut, pesë vjet më parë në Sint-Jans-Molenbeek, që e solli luftën e klaneve shqiptare deri në Bruksel dhe drejtësia filloi të zgjidhte enigmën pjesë-pjesë. Ajo që nisi me një shkëmbim zjarri në mes të ditës përfundoi në një gjykim, ku u vendos që Gergely nuk do të shikojë jashtë burgut për një kohë të gjatë. Ky vendim u bë i mundur falë thyerjes së shërbimit të mesazheve të koduara Sky ECC dhe deklaratave të një anëtari të bandës që e braktisi të kaluarën e tij.

Ardit Spahiu (38 vjeç) ishte larguar në Belgjikë në 2019 për shkak të frikës për jetën e tij në Shqipëri, ku një luftë e egër klanesh po zhvillohej midis klanit të Gergelyt dhe familjes Alibej. Të dy klanet e lidhura me mafien ishin të përfshira në trafik të madh kokaine dhe shumë gjak u derdh. Lufta arriti kulmin më 27 nëntor 2020 në Belgjikë. Spahiu u qëllua nga një person që zbriti nga një makinë, mori nëntë plumba dhe pësoi tetëmbëdhjetë plagë të ndryshme. Ai vdiq në vend. Gergely mendoi se ishte “punë e kryer”, por gjërat nuk ishin kështu.

Disa muaj më vonë, hetuesit arritën të thyejnë shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC dhe identifikuan protagonistët e vrasjes. Gergely ishte vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pretenduar se merrej me tregti tekstilesh dhe makinash. Në fund të dhjetorit 2023, ai u dorëzua në Belgjikë nën masa të rrepta sigurie  duke u bërë i pari kriminel droge i dorëzuar nga Dubai.

Pas një gjykimi më shumë se njëvjeçar nën masa të rrepta sigurie, Gergely u dënua me 25 vjet burg për porositjen e vrasjes. Porositësi tjetër, Mikael Qosja, mori dënim me burgim të përjetshëm. Ekzekutuesi i vrasjes, Flobenc Meçja, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata dënime edhe Elton Roçin me 20 vjet, Elvis Muratajn me 8 vjet dhe Eljo Bitrin me 5 vjet. Bitri punoi me drejtësinë që nga nëntori 2023 dhe është dëshmitar i mbrojtur. Ai mori dënim më të lehtë falë pendesës dhe bashkëpunimit gjatë hetimeve, pavarësisht rreziqeve të mëdha./HLN

Të Ngjashme