Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduart Gurra 27 vjeç u vranë pasditen në Dukagjin. Sipas raportimeve 57-vjeçari ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.
Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin Eduartin, punë të cilën kanë që 15 vite që e bëjnë.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje