Lajme

Vrasja e gazetarit të “Bota Sot”: Pagoi me jetë guximin për të thënë të vërtetën

Në faqen e internetit në Facebook që i përket FARK-ut, Forcat të Armatosura të UÇK’së, janë dhënë disa detaje nga vrasja e gazetarit të ‘Bota sot’, Bekim Kastrati.

Bekimi thuhet se është vrarë në një pritë, bashkë me Besim Dajakun.

Postimi i plotë:

Bekim Kastrati – zëri që nuk u ndal kurrë, gazetari i “Bota Sot”, që e pagoi me jetën guximin për ta thënë të vërtetën.

Ai u vra në një pritë, së bashku me Besim Dajakun – luftëtarin e bardhë, mburojën e Presidentit Rugova – dy burra që i shërbyen me përkushtim lirisë dhe fjalës së lirë.

U vranë, por fjala dhe besimi i tyre nuk u shuan kurrë.

Në çdo përvjetor gjithnjë ndiejmë të njëjtën plagë, por edhe të njëjtin borxh për t’i kujtuar me nder dhe për ta kërkuar drejtësinë që ende mungon.

Lavdi Bekimit dhe Besimit – djemve që mbetën dëshmi e një kohe të vështirë dhe e një guximi pa kthim.

Të Ngjashme