Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga kanë rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, është arrestuar me akuzën e “vrasjes në bashkëpunim”, ndërsa punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit është ndaluar për “shpërdorim detyre”.

Roja i sigurisë dyshohet se ka neglizhuar në detyrë, duke lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse dhe për të nxjerrë përgjegjësitë e çdo personi të përfshirë./euronews.al/

Policia jep detaje rreth vrasjes së gjyqtarit në Tiranë