Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e reshterit Lika nga një i mitur, Elezi: Grupet terroriste zgjedhin adoleshenta sepse…

 
   

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi në një lidhje të drejtëpërdrejt me emisionin e mëngjesit ka folur rreth vrasjes së reshterit Lika nga një i mitur nën moshën 18 vjeçare.

Ai ka thënë se kjo moshë është më lehtë e ekspozuar ndaj ndikimeve që vijnë nga grupet kriminale terroriste.

“Dy gjëra me rëndësi duhet me i përmend.

 E para është se grupet kriminale terroriste gjithmonë zgjedhin të rinjë adoleshent që janë realisht dhe lehtësisht të ekspozuar para ndikimeve që vijnë nga ligjërata ekstreme, grupet fetare e shohin këtë moshë si një më të mirë të mundshme për të arritur ndikimin tek ta, dhe kjo u dëshmua edhe në rastin e vrajses së reshterit Lika dhe e dyta është se këto grupe janë të njohur me ligjet në Kosovë prandaj kanë zgjedhur një fëmijë nën moshën 18 vjeçare i cili do të merrte një denim maksimumi deri në dhjetë vite duke parë nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, tha ai.