Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e Zymberit: Enveri u vra, por veriu u çlirua

 
   

Ishte nisur bashkë me kolegë për ta marr nën kontroll njërën nga pikat kufitare veriore.

Por fati për Enver Zymberin do të ndërronte kahje për të keq, në momentin kur ai me shokë arrijnë në Zupq të Zubin Potokut.

Serbët kishin barrikaduar rrugën dhe në tentimin për të zhbllokuar, Zymberi goditet me snajper nga distanca.

Dikujt i kujtohet qartë se si erdhi haberi se zyrtarët policorë kishin marrë udhë drejtë veriut të vendit për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin, ani se ishte vetë në pozitën që mund të komandonte.

Por për Murat Mehmetin, një ish-polic e koleg të Zymberit, komandat dhe urdhrat nuk qenë krejt të sakta.

Derisa në atë kohë thotë që ajo pjesë e vendit  ishte në gjendje fort të rënd.

Por që sipas Mehmetit pas rënies së Zymberit disi u këndell.

Tash kur bëhen 14 vjet nga rënia e Enver Zymberit, qëndron pllaka e vendosur tek vendi ku u godit për vdekje.  Asaj i bëjnë roje kamerat e sigurisë.