Aktuale

Vrasja me armë zjarri, zbulohet emri i autorit dhe viktimës

Eduart Afmataj është autori i vrasjes së Artur Çangut në Fushë Krujë pak më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Nikël, ndërsa gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se viktima dhe autori ishin fqinj.

Mes tyre kishin një konflikt, ndërsa ende nuk dihen detajet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës njofton e autori i vrasjes në Nikël është ende në arrati.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, ku sipas policisë, nga një konflikt për motive të dobëta, Eduart Afmataj ka vrarë Artur Çangun.

“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij”-njofton policia.

Top Channel

Të Ngjashme