Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja në Aktash, arrestohet edhe një person gjatë një bastisje të kryer sot

 
   

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar për një operacion të realizuar sot në lagjen “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me një incident të rëndë të armatosur.

Në një njoftim për media, Prokuroria e Kosovës informon se ky kontroll ka ndodhur si pjesë e hetimeve për rastin që ka ndodhur më 2 shtator 2024, në lagjen “Aktash”, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e një sulmi me armë.

“Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e ndodhur me 02 Shtator 2024, në lagjen ‘’Aktash’’ në Prishtinë, ku si pasojë e një incidenti të armatosur kishte mbetur i vrarë një person,” thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes, është arrestuar një person për dyshimin e vrasjes së rëndë në tentativë dhe  mbajtje e pa autorizuar e armëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Përveç arrestimit të personit, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale,” është sqaruar më tej nga Prokuroria.

Hetimet janë duke vazhduar, dhe ato po realizohen në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.