2
Një vrasje ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fushticë të Drenasit.
Viktima, Ragip Shala, ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë.
Moneytizer Paragrafi 2
Derisa sot, policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari lidhur me vrasjen është Vehbi Plakaj, derisa ende nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Moneytizer Paragrafi 4
Po ashtu, është konfiskuar edhe një pistoletë, një fishek dhe një gëzhojë.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

