Lajme

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat burrë e grua ndodheshin në një automjet që është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Pamjet nga vendngjarja të publikuara nga TopChannel tregojnë se automjeti është goditur disa herë me armë, duke lënë të vdekur të personat brenda tij.

Trupat e viktimave ndodhen ende në makinë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e atentatit dhe identifikimin e autorëve. /teve1.info/

Të Ngjashme