Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Abat, ku një 61-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga një bashkëfshatar, në rrethana ende të paqarta.

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M. dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Piro Prroni, 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.


Reklamë

Mësohet se viktima ka qenë banues në Tiranë prej vitesh.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar veprimet në mënyrë të ligjshme./euronews.al/