Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një fshat të komunës Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës në Itali, ku viktimë ka mbetur shqiptari K.M.
25-vjecari ka qenë duke udhëtuar si pasagjerë në një mjet me kushëririn e tij dhe një mik, kur autorët kanë ardhur me makinë në krah paralel dhe kanë shtënë në drejtim të tyre.
Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i lindur në një klub nate pak para ngjarjes. 25-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nuk dihet ende gjendja e dy personave të tjerë në mjet.
Policia po punon për identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë dy./TCh/
