Denis Havalja, 37-vjeçari i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture në Shqipëri, ka kërkuar mosekstradimin e tij nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.
Drejtësia e Anglisë është në një betejë ligjore që të realizojë ekstradimin e shqiptarit.
Me pretendimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, Havalja refuzon që të rikthehet në Shqipëri.
I dënuar në mungesë, Gjykata e Matit në vitin 2017 e dënoi Havaljan me 5 vite burg për përdhunimin e një 13-vjeçare, vendim i cili u la në fuqi nga apeli Tiranës një vit më pas.
Për rrjedhojë, edhe pse mbrotja e tij këmbëngulte që të mos realizohej ekstradimi i klientit të tij, juristët e departamentit për marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë së bashku me juristen britanike Amanda Bostock, rrëzuan pretendimet e tyre.
Në lidhje me përdhunimin e të mitures, hetimet kanë zbuluiar se viktima i tha policisë se ishte duke shkuar në shkollë kur një makinë Range Rover u ndal dhe drejtuesi e mori me forcë brenda.
Mirëpo probemet me drejtësinë, Havaljas i janë shtuar dhe gjatë qëndrimit të tij në Britaninë e Madhe. Në dokumentet e siguruara nga Top Channel, mësohet se për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare për përdhunimin e 13-vjeçares, ai shkoi në Angli dhe përdorte emrin Dashamir Havalja.
Rikthehet përsëri në Angli dhe përsëri dënohet më 13 Prill 2023 me 6 muaj burg për goditje të një punonjësi të emergjencave. Në përfundim të këtij dënimi ai u dërgua në një qendër dëbimesh nga ku u zbulua se ishte në kërkim prej Interpol Tiranës.
Gjykata e ekstradimeve Westminster Magistrate Court më 6 dhjetor 2024 lejoi ekstradimit por Denis Havalja e apeloi në Gjykatën e Lartë.
Sipas vendimin të Gjykatës së Lartë në Londër, avokatët e tij tentuan ta bllokojnë ekstradimin me argumentin se gjatë qëndrimit të burg në Angli ai prej majit 2025, ka pasur rregullisht seanca me mjekë të shëndetit mendor dhe është diagnostikuar se vuan nga një çrregullim i përzier ankthi dhe depresioni.
Tentativat për të penguar ekstradimin e tij, ishin të kota. Gjykatësja Mrs. Justice Eady e rrëzoi apelin duke i dhënë dritën jeshile Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin tij në Shqipëri.
