
Profesori Fadil Maloku ka ngritur shqetësimin për takimin mes djalit të Trumpit me Vuçiqin.
Ai thotë se derisa Kosova vazhdon të përballet me krizën politike dhe ngërçin në konstituimin e Kuvendit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është i pranishëm në një darkë të organizuar për Donald Trump Jr., djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Dyshohet se Vuçiq po shfrytëzon këtë ngjarje për të thurur plane të reja kundër Kosovës, në një kohë kur vëmendja politike e vendit është e përqendruar në sagën parlamentare të brendshme.
“Derisa ne merremi mi sagën (idiotike!?)Parlamentare, Vuçiqi sonte në darkën e organizuar për Donald Trumpin e ri (djalin) me siguri do thurë kurthe të reja për Kosovën…”, shkruan Maloku.