Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar me rastin e arrestimit të Milun Milenkoviqit se “kjo është një provokim i Albin Kurtit, me të cilin provon që të nxisë luftë në zemër të Evropës”.

Ky deklarim kaq i ashpër i Vuçiqit nuk do të ishte kuptuar drejt, duke u quajtur më shumë politik para afër 2 vitesh, kur në bazë të akuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte arrestuar Milenkoviq.

Megjithatë, sipas një hulumtimi, është vërtetuar se Vuçiq vërtet ka pasur një lidhje të veçantë me Milenkoviqin, i cili ka qenë njëri nga udhëheqësit e organizatës tashmë terroriste “MbrojtjaCivile”.

 

Gjatë vizitës në Ujman që Vuçiq pati bërë në shtator të vitit 2018, ai kishte ndaluar së biseduari edhe me Milun Milenkoviqin në objektin e një qendrore kreative sportive në Liqenin e Ujmanit. Foto më poshtë e bërë nga “Evropa e Lirë” është nxjerrë nga takimi i përzemërt i Vuçiqit me Lunen, ku shihet se i ka vënë dorën në krah.

Të dhënat thonë se miku i Vuçiqit, Milun Milenkoviq, në kuadër të detyrave që kishte në grupin terrorist,  ishte përgjegjës edhe për vrojtim të Liqenit të Ujmanit. Ai ishte vendosur nën një objekt afër “Kryqit të Kuq”, ku përveç se ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të dyshimta, kishte të fshehur edhe një sasi armësh për luftë eventuale.