Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Vuçiq manipulon me serbët e Kosovës, ja çka u premton!

 
   

Ditë më parë pretendoi se “të gjitha vendet po përgatiten për luftë” dhe se “Prishtina po e shfrytëzon këtë për ta mbajtur Perëndimin përkrah”, ndërsa të dielën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para mediave serbe u mor me fushatën zgjedhore në Kosovë.

As dy ditë të plota nuk iu deshën që pas ‘alarmit’ për luftë, të kthehej tek narrativat serbo-ruse për situatën në Kosovë.

Vuçiq një ditë më parë përmes manipulimit elektoral ai u mor me zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen më 12 tetor, ku garon Lista Serbe – dorë e zgjatur e Serbisë në vendin tonë.

Ai pretendoi se vetëm brenda 10 ditësh do të hapin “400 vende pune”.

“Duhet ta ruajmë paqen dhe se do të jetë shumë e vështirë për shkak të Albin Kurtit dhe ligjit të tij për të huajt. Do të jemi me serbët në Kosovë dhe do të hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor të Kosovës në dhjetë ditët e ardhshme”, deklaroi ai sipas mediave serbe.

Para disa ditësh në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Nju Jork, Vuçiq pretendoi se “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë”. Ndërsa paralajmëroi se do të kërkojë sërish një seancë.

“Do të kërkojmë përsëri një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk besoj se do të ndryshojë shumë, por ajo që kemi për të thënë do të dëgjohet. Kurti dëshiron që ne të biem në kurth para konfliktit botëror”, tha ai.