Lajme

“Vuçiq në kontanjer!”, Mekuli me deklaratë të fortë: Ky është realiteti i ri politik nën Kurtin

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar pas lajmit se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takojë qytetarë serbë të Kosovës në një konteiner pranë kufirit.

Mekuli thekson se kjo vizitë, nga hyrjet e dikurshme “si në bashkë t’babës” te takimet jashtë territorit të Kosovës, pasqyron ndryshimin e madh politik në vend.

Sipas tij, ky zhvillim është një simbol i zvogëlimit të ndikimit të Serbisë dhe i forcimit të sovranitetit të institucioneve kosovare nën qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Vuçiq në kontanjer!

Nga hyrja në Kosovë “si në bashqe t’babës”, te takimet në kontanjer; realiteti i ri politik në kohën e qeverisë Kurti

Gazeta serbe Danas sot ka hapur debat të madh politik në Kosovë dhe në Serbi. Sipas kësaj gazete, ndikimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tek serbët në Kosovë “është dobësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara”.

Vuçiq ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të shkoj në një kontejner në anën e Serbisë pranë kufirit me Kosovën, ku do të presë “qytetarë serbë” nga Kosova për të biseduar me ta rreth situatës politike dhe “problemeve” që përballen.

Nga “hyrja si në bashqe të babës”, te takimet në kontanjer në kufi

Në vitet e pasluftës, paria e Beogradit hynin në Kosovë dhe zhvillonin takime politike (dhe diverzante) me serbët lokalë kur të donin. Por sot situata ka ndryshuar ndjeshëm. Takimet e paralajmëruara në një kontejner në territorin e Serbisë tregojnë një realitet të ri politik në Kosovë.

Pra, nga një periudhë kur ndikimi i Serbisë në veri të Kosovës ishte shumë i madh, sot kemi në një fazë ku ai ndikim po shkatërrohet dhe po zvogëlohet; deri në disa cuba, të cilët do t’a takojnë Vuçiqin në kontanjer. Për Vuçiçin këta cuba janë “qytetarë serb”?!

Forcimi i institucioneve të Kosovës

Ky zhvillim vjen në një kohë kur qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka theksuar vazhdimisht forcimin e sovranitetit dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë hapa për shtrirjen e institucioneve shtetërore edhe në veri të vendit, përfshirë policinë, administratën dhe zbatimin e ligjeve të Kosovës.

Simbol i ndryshimit politik

Fakti që presidenti i Serbisë, miku i Edi Ramës, Vuçiq, pritet të takojë serbët e Kosovës në një kontejner pranë kufirit dhe jo brenda Kosovës, për mu është një simbol i ndryshimit të madh politik në Kosovë.

Nga një periudhë kur Beogradi kishte ndikim të drejtpërdrejtë në terren, sot realiteti ka ndryshuar dhe institucionet e Kosovës po konsolidojnë gjithnjë e më shumë autoritetin e tyre.

Të Ngjashme