Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Vuçiq shtrihet në spital

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pranuar sot në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd.

Vuçiq, i cili ndërpreu vizitën në SHBA për shkaqe siç thuhet shëndetësore, në VMA është pritur nga ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe mjeku Dragan Dinçiq, por nuk janë dhënë detaje.

Para nisjes në SHBA, ku u nis të mërkurën, Vuçiq njoftoi se gjatë “katër ditëve të ardhshme” do të ketë dy takime me presidentin amerikan Donald Trump.

Duket se është vendosur në pikëpyetje edhe pjesëmarrja e kreut serb në festimin në Moskë më 9 maj, pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian që vendet kandidate për BE dhe vendet anëtare ta bojkotojnë për shkak të agresionit në shkallë të gjerë rus në Ukrainë.