Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VV mban konferencë për media pak para vazhdimit të seancës, s’dihet arsyeja

 
   

Partia Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të mbajë konferencë për media gjysmë ore para fillimit të vazhdimit të 45-të të seancës konstitutive.

Arsyet e konferencës nuk janë shpaluar përveç kohës – 10:30 – dhe lokacionit: në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Tash e tre muaj Vetëvendosja ka dështuar të sigurojë shumicë parlamentare për të vijuar me konstituim të Kuvendit të Kosovës, ndërsa procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Afati i fundit është 22 korriku.