Lajme

Wittkof në Israel për bisedime në lidhje me Iranin dhe Gazën

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff mbërriti në Izrael të martën për të zhvilluar bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë, raportoi Kanali 12 izraelit.

Zyra e Netanyahut i tha portalit të lajmeve The Times of Israel se kryeministri do të takohet me Witkoff në orën 16:30 sipas orës lokale.

Bisedimet e të dërguarit amerikan në Izrael pritet të përqendrohen te Irani dhe zbatimi i fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza.

Irani dhe SHBA-ja do të rifillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit të premten në Stamboll.

Të Ngjashme